

Video u publikua nga organizata për mbrojtjen e të drejtave “Humane Society International”.
Shkoni poshtë për të parë videon
Video që ka pamje shumë sensitive për njerëzit që i duan dhe kujdesen për kafshët, tregon sesi në mënyrë harbute, çnjerëzore, por të shndërruar në rutinë pune të përditshme, prodhuesit nxjerrin lëndën e parë për të prodhuar çizmet firmato por dhe çizmet e tjera me bazë lëkurën që tregtohen në dyqane.
Kryesisht për të prodhuar çizmet, goditen rakunët, të njohur si kafshët e natës (Nyctereutes procyonoides).
Filmimet janë bërë në Kinë dhe Australi. Në Kinë merren rakunët kurse në Australi, lëkura e tyre përpunohet për të prodhuar çizmet që shikoni nëpër dyqane. Po ashtu, çizmet përftohen edhe nga lëkura e qengjave dhe deleve. Në video do të shikoni sesi rripen të gjalla kafshët e pambrojtura dhe pasi u merret lëkura që bëhen çizmet, lihen të japin shpirt.
Organizata “Humane Society International” kërkoi zyrtarisht një hetim të gjerë kurse ka lëshuar një thirrje të fortë: Mos blini çizme. Ju tashmë e dini si bëhen!
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





