

Ka përmbyllur eksperiencën e tij në muzikalin “Evita” me sukses, dhe tashmë e sheh veten mes anëtarëve të “The Voice Australia” ndërsa është baba i dy binjakëve.
“Ndonjëherë mendoj të kthehem mbas, sepse nuk e kisha idenë se çfarë do të ndodhte dhe se sa i lumtur dhe i lirë do isha. Është situatë shumë e bukur”, shprehet Ricky Martin, citon noa.al.
Duke komentuar sëmundjen e AIDS këngëtari shprehet se trishtohet kur dëgjon njerëzit që thonë se është një sëmundje që i përket komunitetit gay.
“Më vjen keq kur dëgjoj zëra të tilla, kjo është një sëmundje që i përket çdo komuniteti si grave, burrave dhe fëmijëve. Por dalja hapur mendoj se ndihmon në këtë problem. Unë jam krenar për këtë që jam dhe ndoshta duhet ta kisha thënë më parë se jam gay”, vijon rrëfimin e tij Ricky.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





