Transmetuar më 05-12-2012, 10:14

Janë të shumtë njerëzit që i kanë këmbët e fryra ku përveç kushteve patologjike, mes arsyeve për fryrjen e kaviljeve është qëndrimi gjatë në këmbë, mbipesha, takat e larta, medikamente antidepresive, shtatzënia etj.

Por si mund të qetësohen këmbët e fryra? Nëse kaviljet e këmbëve janë të fryra vetëm në darkë për shkak se bëni një punë që ju mban gjatë në këmbë, atëherë sapo të shkoni në shtëpi i lani me ujë të ngrohtë dhe i mbështesni në mur në mënyrë që të jenë më lart se zemra.

Gjithashtu rekomandohen të vishen çorape elastike që mbledhin këmbët. Rekomandohet gjithashtu që për të shmangur këtë fenomen gjatë vakteve të ushqimit të shmanget sa më shumë kripa, pasi rrit presionin e gjakut.

Theksohet që të bëhen shëtitje të gjata në mënyrë që të qarkullojë sa më mirë gjaku.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit