

Tiranë, 5 dhjetor 2012, NOA- Transparency International ka publikuar Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2012, ku vihet re se Shqipëria ka pësuar zbritje në radhë.
Në raport ku renditen 176 vende në bazë të nivelit të tyre të korrupsionit Shqipëria renditet në vendin e 113-të, ose 18 vende më poshtë krahasuar me një vit më parë kur renditej në vendin e 95-të.
Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, Transparency International e rendit Shqipërinë në vend të fundit.
Kosova ka përmirësuar 17 vende dhe sot është më pak e korruptuar se Shqipëria.
Në këtë raport siç raporton noa.al Kosova renditet në venin e 105, Maqedonia nuk ka pësuar ndryshim, Bosnja në vendin e 72, Serbia në të 80, Kroacia në të 62.
Sakaq në nivele shqetësues mbetet korrupsioni në Greqi, si vendi me nivelin më negativ në gjithë Europën.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





