

Bruksel, 4 dhjetor 2012, NOA – Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Stefan Fyle deklaron se Shqipëria ka bërë progres në rrugën e saj drejt integrimit në BE, por ende nuk i ka përmbushur të gjitha rekomandimet. Në një letër drejtuar Komisionit të Jashtëm të Senatit francez, Fyle ndalet në gjithë zhvillimet në rajon, duke analizuar në mënyrë specifike perspektivën e çdo vendi.
“Shqipëria ka bërë përparim të rëndësishëm gjatë vitit të kaluar, sidomos me marrëveshjen ndër-partiake për procesin e reformave të Bashkimit Evropian”, thotë Fyle. Komisioneri shprehet se Shqipëria duhet të mbahet e “ankoruar në perspektivën evropiane”, pasi në këtë mënyrë mund të luhet rol i “rëndësishëm në konsolidimin e stabilitetit të saj politik dhe siguri për vazhdimin e reformave”.
Nga ana tjetër Komisioneri shprehet se mos hapja e negociatave për statusin kandidat lidhet me realizimin e reformave, si ajo parlamentare. “Ne nuk jemi ende duke propozuar hapjen e negociatave për anëtarësim” shprehet Fyle duke shtuar se duhen realizuar reformat e kërkuara.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





