

Tiranë, 4 dhjetor 2012, NOA- Deputeti socialist Taulant Balla pas mbledhjes së grupit parlamentar reagoi lidhur me propozimin e Adriatik Llallës në postin e kryeprokurorit duke thënë se Partia Socialiste do abstenojë gjatë votimit në Parlament.
Ai ka thënë se PS nuk paragjykon kandidaturën e propozuar por se duke qenë kundër procedurës grupi parlamentar socialist do abstenojë.
Në qëndrimin e tij ai tha se koha do e tregojë nëse Adriatik Llalla do arrijë të ndëshkojë përgjegjësit e vrasjeve të 21 janarit.
Presidenti Bujar Nishani siç raporton noala dekretoi ditën e djeshme Adriatik Llallën kreun e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive në postin e Prokurorit të Përgjithshëm, post i mbajtur deri më tani nga Ina Rama.
Dekretimi i Llallës vjen pas konsultimeve që Kreu i Shtetit ka bërë për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm me drejtuesit e grupeve parlamentare.
a.y/noa.al
Kryeprokurori, KE: Procedurat të jenë sipas Kushtetutës
Në vend të Ina Ramës, Llalla: Sfidë dhe përgjegjësi
Adriatik Llalla, Prokuror i Përgjithshëm
Nishani: Ja pse zgjodha Llallën për Prokuror të Përgjithshëm
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





