

Një fëmijë i moshës 11 vjeçare pësoi djegie në këmbë kur telefoni i tij BlackBerry shpërtheu teksa djali ishte në gjumë.
Kian McCreath, nga Holbrooks, Coventry u zgjua me ulërima nga gjumi si rrjedhojë e plagëve të marra në këmbë, ndërsa nëna e tij 39 vjeçare Sarah e dërgoi me urgjencë në spital.
Telefoni BlackBerry i llojit Curve 9320 ishte i vëllait të Kian, Mason, dhe nga shpërthimi i beftë 11 vjeçari dëmtoi pjesën e poshtme të këmbës.
Nëna e tij siç raporton noa.al tregon se telefoni ishte në karikim në fund të krevatit të Kian pranë këmbëve të tij dhe se shpërthimi i papritur i shokoi të gjithë, pasi mund të kishte ndodhur në një kohë që flitej në telefon.
Djalit iu ofrua një telefon i ri nga kompania, por prindërit e tij pretendojnë ta çojnë çështjen më tej pasi shpërthimi mund të kishte ndodhur edhe në fytyrë dhe dëmi do ishte shumë më i madh.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





