

Këngëtarja Kylie Minogue tashmë 44 vjeç pranon se është e frikësuar kur shikon fytyrën e saj.
Në një intervistë për Elle Magazine ajo thotë se, “Nuk kam pse gënjej për këtë fakt. Sa herë shkoj në pasqyrë dhe shikoj që lëkura s’është më si më parë, jam gati sa të ulërasë “Kush është kjo”. Ndodh që ndonjëherë kur zgjohem në mëngjes dhe shikoj veten në pasqyrë dukem si 94 dhe jo 44 vjeç”.
Këngëtarja siç raporton noa.al pozon me një fustan të shkurtër i cili i nxjerr në pah trupin që nuk ka lidhje me një 44 vjeçare por me trupin e një adoleshente.
Ajo shton se nuk ka bërë ndonjë ndërhyrje në pamjen saj, por se nuk përjashton mundësinë për ta bërë një veprim të tillë, ndërsa pranon se idhulli i saj është 74 vjeçarja Jane Fonda.
Në vitin 2005 ajo u përball nga sëmundja e kancerit të gjirit dhe pas seancave të tëra kimioterapie dhe ndërhyrjeve ajo arriti ta kapërcejë këtë sëmundje në fund të vitit 2006.
Prej më shumë se 3 vitesh ajo është e lidhur me modelin spanjoll 34 vjeçar Andres Velenscoso.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





