Transmetuar më 04-12-2012, 09:12

Dhjetori është muaji ku mandarinat nuk mungojnë si fruta të stinës dhe shumë fëmijë i duan sepse përtypen lehtë dhe lënë një ndjesi të mirë.

Të pasura me vitaminë C janë më se të dobishme për të forcuar sistemin imunitar të fëmijëve, por nuk këshillohen për ata të moshës 1 vjeçare sepse mund të shkaktojë diarre. Këto fruta ose lëngu i tyre siç raporton noa.al rekomandohet të pihet qysh në mëngjes. Për ta bërë më të mirë dhe me vitamina thuhet se lëngu i saj duhet përzier me 3 të verdha veze, 100 gram sheqer, 20 gram niseshte dhe dy pika lëng limoni.

Përziejini mirë me mikser dhe lërini në frigorifer për disa orë dhe në momentin e servirjes copëtoheni këtë masë dhe lëreni të ziejë për rreth 30 minuta me një lugë sheqer, hidhni pak çokollatë dhe një copë biskotë, në këtë mënyrë do keni një pjatë të shijshme dhe plotë vitamina për fëmijën.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit