Transmetuar më 03-12-2012, 23:53

Muzeu i Vlorës është gati për të pritur të martën Kabinetin e Ministrave, për mbledhjen e radhës të qeverisë së Shqipërisë. Të parët që kanë mbërritur në Vlorë ka qenë grupi i sigurisë së Kryeministrisë të cilët së bashku me Policinë e Vlorës po krijojnë planin e masave të sigurisë.

Sipas drejtorit të Muzeut të Vlorës, Agron Shehu, mbledhja e të Martës do të zhvillohet në katin e dytë të ndërtesës, pikërisht në dhomën e Këshillit të Ministrave, ku kryeministri Sali Berisha do të jetë në vendin e Ismail Qemalit.

“Të gjitha masat janë marrë që mbledhja të zhvillohet pikërisht tek ajo që quhet salla e mbledhjeve të Këshillit të Ministrave. Kjo do të jetë një mbledhje e radhës e Këshillit të Ministrave siç ka qenë dikur, 100 vjet më parë, pikërisht mbledhja e 4 dhjetorit, e cila konsiderohet si ajo që konfirmoi plotësisht qeverinë”, u shpreh Shehu.

Muzeu që prej ditës së sotme deri në përfundim të mbledhjes do të qëndrojë i mbyllur për publikun, ndërsa masat e sigurisë në ndërtesë do të jenë të larta.

Ishte Majlinda Bregu, ministre e Integrimit dhe zëdhënëse e Qeverisë, ajo që njoftoi vendimin për transferimin në Vlorë të kabinetit qeveritar për mbledhjen e radhës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit