Transmetuar më 03-12-2012, 19:58

Nëse dashurinë e përjetoni si provim atëherë dashuria dhe raportet intime përjetohen me tension.

Të përfshin dëshira se je në territor të rrezikshëm, të minuar dhe që çdo lëvizje është nën komision. Agjencia e lajmeve noa.al publikon bashkëngjitur disa nga këshilla që sipas ekspertëve mund të mposhtin tensionin në shtrat.

-Të shqetëson pamja e jashtme? Shiko partnerin tënd, edhe ai në fund të fundit do ketë ndonjë defekt, por ty sërish s’të intereson. Dashuria edhe të metat i kthen në mirësi. Nëse partnerit i pëlqen si je, edhe ty duhet të pëlqejë vetja.

– Nëse argumenti i mësipërm s’të bind, fiki dritat dhe vendos muzikë në sfond, bisedo me të, përkëdheluni dhe krijoni atmosferën e duhur.

-Lejoje të të bëjë masazh, është një gjest tejet provokues, ndez pasionin dhe ç’tensionon muskujt.

-Zgjidh të brendshmet që të bëjnë të ndihesh rehat dhe vlerëso pikët e tua të forta.

-Bëj shaka me sikletin tënd, talluni dhe me partnerin dhe përjetojeni intimitetin edhe duke qeshur.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit