Transmetuar më 03-12-2012, 19:55

Peqin, 3 Dhjetor 2012 NOA.al – Në Ditën Ndërkombëtare të Aftësisë Ndryshe, Fondacioni Vodafone Albania ishte në Peqin për të përuruar qendrën e re në shërbim të personave më aftësi ndryshe në këtë zonë. Kjo qendër që do t’i shërbejë 155 personave dhe realizon aftësim për jetën, mbështetje dhe këshillim psiko-social, informim për familjarët dhe vetë personat më aftësi ndryshe për të drejtat e tyre, aktivitete sociale dhe kulturore, lobim e shumë shërbime të tjera.

Para disa ditëve Fondacioni Vodafone Albania dhuroi karrige me rrota për personat me aftësi ndryshe në qytetin e Korçës ndërsa nisma te ngjashme zhvillohen në Kukës, Dibër e shumë qytete të tjera. Fondacioni Vodafone Albania në kuadër të projekteve që financon po nxit mbështetjen e përpjekjeve të personave me aftësi ndryshe për t’u punësuar dhe për të qenë të integruar në fusha të ndryshme të jetës sociale, kulturore dhe sportive në komunitetin ku jetojnë si dhe më gjerë.

Më sajë të këtyre përpjekjeve deri tani mbi 50 persona me aftësi ndryshe kanë mundur të punësohen.

Këtë vit falë mbështetjes së Fondacionit Vodafone Albania personat me aftësi ndryshe patën mundësinë e veçantë të pjesëmarrjes në të parat lojëra paraolimpike në Shqipëri ndërkohë që Shqipëria u përfaqësua për të parën herë ne Lojrat Paralimpike Londër 2012. a.b/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit