

Janë të shumtë njerëzit që për shkak të mbipeshës janë vënë në dietë dhe kanë disa mite që për shkak të dëshirës për dobësim i cilësojnë si kufijtë e kuq që nuk duhen shkelur.
Dietologët amerikanë në studimet e tyre shprehen se një pjesë e mirë e tyre duhen hedhur poshtë.
-Ngrënia natën të shëndosh. Në të vërtetë problemi nuk është orari në të cilin konsumohet ushqimi, por ekuilibri mes sasisë që konsumojmë dhe djegies së energjisë. Për tu dobësuar në mënyrën e duhur duhet ngrënë 5 herë në ditë dhe pak.
-Në dimër dobësohesh më shumë. Këto janë fjalë që janë përhapur nga vetë populli pasi thuhet se metabolizmi për shkak të të ftohtit punon më shumë për të mbajtur trupin e ngrohtë. Por metabolizmi ka një nivel ngrohje të tillë, sa që trupi nuk është i detyruar të punojë më tepër.
-Mishi i kuq bën keq. Nuk është e thënë që ky mish të zhduket nga menuja por siç raporton noa.al ai duhet të reduktohet në 1 herë në javë, ndërsa mishi i bardhë rekomandohet dy herë.
-Ëmbëlsirë në vend të darkës. Jo shpesh, por lejohet. E rëndësishme është të mos kthehet në zakon. Në këtë mënyrë mbahen më mirë nën kontroll disa dëshira.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





