Transmetuar më 03-12-2012, 16:30

Në Edenville Township, Michigan, policia po heton për mundësinë e vrasje-vetëvrasjes ku u përfshi 45 vjeçarja Leigh Swanson dhe 30 vjeçari Steve Michael Fabi, pasi të dy u njohën me njeri tjetrin përmes internetit, në rrjetin social MeetMe.com.

Mediat amerikane thonë se trupi i gruas u gjet i pajetë pranë shtëpisë së Fabi, i cili u vetëvra brenda shtëpisë së tij.

Drejtues të “MeetMe.com” deklaruan se do vënë në dispozicion çdo të dhënë që është e regjistruar mes tyre për të zbardhur tragjedinë.

Nga ana e policisë siç raporton noa.al pista paraprake është ajo e vrasjes së gruas nga 30 vjeçari, i cili pas këtij veprimi i ka dhënë fund edhe jetës.

MeetMe.com është një rrjet social ku njerëz me interesa të përafërta njihen me njeri tjetrin, por nuk është adresë që garanton takime.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit