

Tiranë, 3 dhjetor 2012, NOA- Gjyqtari i Durrësit Neritan Tabaku është vënë zyrtarisht në hetim.
Pasi refuzoi paraqitjen rreth dy javë më parë në Prokurori dhe dy mungesave në mbledhjet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, gjyqtari Tabaku është vënë nën hetim.
Prokurori i çështjes Juljan Zonja deklaroi se gjyqtari u paraqit në organin e akuzës ditën e sotme, ndërsa u vu zyrtarisht nën hetim duke iu komunikuar akuza për “shpërdorim detyre me pasoja të rënda”.
Këshilli i Lartë i Drejtësisë siç raporton noa.al pak kohë më parë pezulloi gjyqtarin e Tabaku, “për shpërdorim detyre” pasi jo vetëm nuk zbardhi vendimin për lirimin e të akuzuarit për vrasje Ilir Xhakja, por nuk depozitoi në kryesekretari fashikullin e gjykimit, duke penguar kështu zhvillimin e procesit në Gjykatën e Apelit Durrës.
Gjyqtari Tabaku dyshohet se ka vonuar qëllimisht zbardhjen e vendimit që liroi Ilir Xhakjan, vrasësin e shefit të komisariatit të Shijakut.
Kujtojmë këtu se Ilir Xhakja ekzekutoi në Sukth të Durrësit, kryepolicin e Shijakut Adem Tahiraj, ndërsa më herët ka qenë i dënuar për vrasje, por se ishte liruar nga Gjykata e Durrësit dhe se vendimi i dhënë prej saj nuk ishte zbardhur nga gjyqtari Tabaku.
Në mbledhjen e së premtes së shkuar të Këshillit të Lartë të Drejtësisë ku një pikë kyçe e rendit të ditës ishte marrja e masës disiplinore për gjyqtarin Neritan Tabaku, ky i fundit dërgoi raport mjekësor për të justifikuar praninë e tij në mbledhje, ndërsa këtë të premte është lajmëruar mbledhja e KLD enkas për masën ndaj këtij gjyqtari.
a.y/noa.al
Mos humbisni edhe: KLD mblidhet për masën ndaj gjyqtarit, Tabaku dërgon raport
Liroi Ilir Xhakja-n, gjyqtari refuzon paraqitjen në Prokurori
Liroi Ilir Xhakjan, KLD: Mbledhje e posaçme për gjyqtarin Tabaku
Procedim penal për gjyqtarin Neritan Tabaku, liroi Ilir Xhakjan
Vrasja e Tahiraj, KLD: Hetim dosjes që liroi nga burgu Ilir Xhakja-n
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





