Transmetuar më 03-12-2012, 14:59

Me një program të thjeshtë, mund të bëni një praktik mjekimi, kjo sugjeruar nga një çift anglezësh të cilët mundën të ndalin simptomat e diabetit brenda një jave.

“Daily Express” shkruan se çifti anglez jeton në Spanjë dhe ka krijuar një program të veçantë mjekimi për diabetin, me lëng perimesh dhe frutash, shumë ujë dhe pak lëvizje.

Sipas çiftit Andrea dhe Carol West të cilët kanë hapur dhe drejtojnë një klinikë të vogël në Spanjë, thuhet se kanë krijuar një recetë anti- diabet që zvogëlon nivelin e sheqerit në gjak, e alternuar me lëvizje të thjeshta.

Projekti i tyre siç raporton noa.al bazohet në eksperiencën personale të cilën e nisën 7 vite më parë kur ishin mbipeshë dhe kishin probleme të rëndë shëndetësore.

Hapi i parë i tyre ishte pirja e një gote lëng perimesh çdo mëngjes dhe pas një jave u panë rezultatet duke u ndier më mirë dhe me humbje peshe.

Programi i tyre parashikon lëng perimesh dhe frutash 3 ditë në javë dhe ditët e tjera disa ushtrime të lehta dhe brenda pak ditësh niveli i sheqerit në gjak është nën kontroll.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit