Transmetuar më 03-12-2012, 10:30

Prishtinë, 3 dhjetor 2012, NOA – Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka deklaruar se është shumë i zhgënjyer nga EULEX-i pas publikimit të incizimeve, në të cilat ai flet me kryeministrin Hashim Thaçi. Grabovci thotë se megjithatë do të bashkëpunonte me EULEX-in për ta sqaruar këtë çështje.

“Jam i bindur se në përbërjen e EULEX-it ka njerëz të cilët duan të na përçajnë. Kurrë nuk kam besuar se ndërkombëtarët, ata të cilët ne ua kemi dhënë besimin për të pasur rend dhe ligj, janë shkelësit më të mëdhenj të rendit dhe të ligjit”, ka thënë Grabovci.

Grabovci thekson se ai personalisht ka kanale të veçanta të komunikimit dhe ka rol të veçantë për të koordinuar punët me zyrtarë të Qeverisë, të Kuvendit dhe të institucioneve tjera. Sipas Grabovcit, publikimi i incizimeve është shkelje e rëndë e privatësisë, ndërsa nuk ka lënë të kuptojë se do të kërkonte falje, ashtu siç ka kërkuar kryeparlamentari Jakup.

noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit