Transmetuar më 03-12-2012, 08:44

Rusia i kërkoi sot Koresë së Veriut të rishqyrtonte vendimin për lëshimin e një rakete gjatë muajit dhjetor duke i bërë thirrje Phenianit të respektonte një vendim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

"Ne i kërkojmë me insistim qeverisë së Koresë së Veriut të rishqyrtojë vendimin për lëshimin e një rakete që përmban një "satelit për vëzhgimin tokësor", thuhet në një reagim të Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme.

Komiteti korean i teknologjisë hapësinore njoftoi dy ditë më parë se kishte parashikuar lëshimin në orbitë në datat 10 dhe 22 dhjetor të një sateliti për vëzhgimin tokësor, shtatë muaj pas një lëshimi të ngjashëm të dështuar në muajin prill, konsideruar nga komunitetit ndërkombëtar si një test i kamufluar i lëshimit të një rakete me kapacitet bërthamor.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit