

Milano, 2 dhjetor 2012, NOA- Teksa ka parë prindërit të grindeshin, i riu ka ndërhyrë për t’i ndarë por në tentativë e sipër ka goditur me armë zjarri babain, duke e lënë të vdekur.
Ngjarja ka ndodhur në Milano, ku 24-vjeçari me inicialet D. S, punonjës sigurie ka qëlluar me pistoletë në drejtim të babait të tij, i cili ka humbur jetën, raporton noa.al..
24-vjeçari ndodhej në shtëpi kur prindërit kanë filluar të grinden dhe në një moment burri ka marrë thikën dhe ka kërcënuar gruan.
Duke parë këtë skenë, për t’i ardhur në ndihmë nënës së tij, djali ka nxjerrë pistoletën dhe i ka kërkuar të atit të qetësohej.
Por, 47-vjeçari ka vijuar edhe më tej kërcënimin në drejtim të bashkëshortes dhe në këtë moment, djali e ka qëlluar me armë zjarri.
Ndonëse ndërhyrja nga ana e mjekëve ka qenë e shpejtë, 47-vjeçari ka humbur jetën ndërsa policia ka arrestuar djalin e tij.
Sakaq janë ende të paqarta motivet e grindjes mes prindërve, të cilët vazhdimisht ziheshin mes tyre.
b.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





