

Prishtinë, 2 dhjetor 2012, NOA – Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj do të vizitojë Çekinë, me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, Karel Schwarzenberg. Gjatë qëndrimit në Çeki, ministri Hoxhaj do të zhvillojë takime me homologun Schwarzenberg, udhëheqës të Senatit dhe institucioneve të tjera të Çekisë si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile e medieve.
Ministri Hoxhaj do të prezantojë progresin e gjithanshëm në Kosovë, si dhe do të kërkojë vazhdimin e përkrahjes së Çekisë për Kosovën, me theks të veçantë në proceset integruese euroatlantike.
Kjo vizitë pritet të ketë rezultate konkrete për fuqizmin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





