Transmetuar më 02-12-2012, 09:52

Japoni, 2 dhjetor 2012, NOA – Afrimi i Krishtlindjeve ka sjellë edhe tendencat më të reja në dekorimin e shtëpive dhe pemëve tradicionale që përdoren për këtë festë. Në Tokio të Japonisë është realizuar dhe pema më e shtrenjtë. Bëhet fjalë për një pemë me lartësi 2.5 metra e cila është diezenjuar e gjitha në ar.

Në pemë janë vizatuar të gjithë personazhet për fëmijë të kompanisë së njohur të filmave të animuar “Disney Land”. Për realizimin e saj janë shpenzuar 40 kilogramë ar.

Ajo është ekspozuar në argjendarinë më të famshme në Japoni, “Ginza”. Në të janë gdhendur personazhe si Topolino, Aladini dhe Piter Pan. Vlera e kësaj peme ka një shifër prej 4.42 milionë dollarë dhe mësohet se nuk është në shitje. Ideja për realizimin e saj ka qenë e drejtuesve të argjendarisë, të cilët ishin në kërkim të një imazhi për festën e fundvitit.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit