

Jeta duket se po bëhet gjithnjë e më e vështirë për disidentët në Iran. Pasi ky vend, ka përcaktuar si kusht për t’u futur në faqet e internetit, edhe futjen e kodit të sigurisë së kartave biometrike të identitetit.
Nuk paska qenë e mjaftueshme që në këtë vend të bllokohen faqet virtuale të rrjeteve ndërkombëtare sociale si Facebook dhe Tuitter, por tashmë qeveria iraniane ka parë të arsyeshme për të futur një mjet i cili mund të detyrojë çdo shtetas që ka për qëllim të përdorin internetin, duke e vërtetuar në një mënyrë unike.
Instrumenti në fjalë është një kartë identiteti biometrike, e paraqitur pak ditë më parë gjatë një ceremonie të mbajtur në qytetin e Qom, qendra kryesore fetare e klerit shiit, në praninë e Presidentit Ahmadinexhad dhe personaliteteve të shumta.
Kjo kartë, mësohet se do të përmbajë në formë elektronike dhe shenjat e koduara të gishtërinjve të poseduesit, së bashku me disa informacione personale.
Kjo do të shërbejë si një dokument, por edhe si një "çelës" për të hyrë në ueb brenda pesë viteve, dhe të gjithë iranianët më shumë se 15 vjeç duhet të kenë një të tillë.
e.t/noa
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





