Transmetuar më 01-12-2012, 18:28

Edhe këtë vit, në sheshin qendror të Brukselit qëndron pema e Krishtlindjeve.

Ndryshe nga vitet e mëparshme, kjo pemë është krejtësisht ndryshe, pasi në vend të bredhit madhështor është vendosur një instalacion metalik, 25 metra i gjatë dhe ndriçues.

Qëllimi i realizimit të kësaj peme është respektimi i mjedisit, por nga ana tjetër për herë të parë thyhet tradita e festave të fundvitit.

Sakaq shumë njerëz janë kundër vendosjes së kësaj peme në kryeqytetin belg, ku një ndër shqetësimet e banorëve është edhe aspekti estetik, pasi sipas tyre, ky instalacion ngjason me kryqin e vendosur në çdo farmaci.

Por pema e re dhe moderne, e cila ka edhe disa shkallë, i jep mundësi çdo vizitori për të shijuar pamjen përreth sheshit.

b.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit