Transmetuar më 01-12-2012, 16:37

Rikthim në të kaluarën. Princesha Kate është rikthyer në shkollën St.Andrew, ku ka ndjekur studimet deri në fund të vitit 1995.

Middleton ka qenë protagoniste e një ndeshje hokej të zhvilluar nga fëmijët, dhe nisur nga fakti se gjithnjë komentohet për veshjen e saj, dhe ky rast nuk kishte sesi të mos komentohej nga mediat e huaja.

Kjo edhe sepse Kate, në fushën e blertë është shfaqur me taka tepër të larta, ndërkohë që fëmijët pjesëmarrës në këtë lojë ishin me veshje dhe atlete sportive.

Pavarësisht kësaj, Kate e përshkruan këtë moment tepër të bukur e të veçantë e shprehet se vitet që ka kaluar në këtë shkollë, kanë qenë disa nga vitet më të bukura të jetës së saj.

b.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit