Transmetuar më 01-12-2012, 14:11

Carine Felizardo, një modele braziliane 25 vjeçare u zgjodh Miss Bumbum 2012, ose thënë ndryshe si e zonja e të pasmeve më të bukura në vend.

Vajza në fjalë siç raporton noa.al u vlerësua nga juria e përbërë nga 6 femra dhe 5 meshkuj, mes 15 finalisteve të mbledhura në një hotel në San Paolo. Fituesja do të marrë një çek prej 2500 dollarësh dhe do të pozojë për një shërbim fotografik në revistën “Sexy”.

Fituesja e këtij çmimi u ndje krenare për fundshpinën e saj ose “bumbum” ashtu si brazilianët cilësojnë të pasmet, duke theksuar se arriti të fitojë pas vitesh të tëra ushtrimeve në palestër. a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit