Transmetuar më 01-12-2012, 10:15

Janë të shumta femrat që armën e tyre sekrete kanë joshjen, por një ndërmarrje e specializuar në shitjen e produkteve të bukurisë “Superdrug”, rendit një sërë strategjish që përdoren prej tyre për tu dukur sa më të bukura dhe joshëse.

– Një hedhje e thjeshtë parfumi. Pjesa më e madhe e femrave ka deklaruar se ndiheshin më joshëse kur në trupin e tyre hidhnin parfum.

– Ndryshimi i krehjes ose ngjyrës së flokëve, e bën një femër tejet tërheqëse.

– Një dush i ngrohtë i jep femrës një ndjesi mirëqënie dhe është më e prirur të tërheqë partnerin.

– Nxjerrja në pah e këmbëve, ndoshta duke veshur një minifund.

– Vlerësimi i gjoksit, duke veshur reçipeta që e mbajnë atë lart.

– Aplikimi i një kremi më të errët në fytyrë, për ti dhënë ngjyrë dhe ndriçim asaj.

– Plotësimi i veshjes me aksesorë, varëse, byzylykë apo këpucë fine.

– Veshje që nxjerrin në pah format e trupit.

Nga sondazhet e bëra siç raporton noa.al rezultoi se vetëm një ditë në javë femra ndihet plotësisht e bukur dhe tërheqëse, dhe në shumicën e rasteve kjo ditë përkonte me të shtunën mbrëma.

Sipas “Superdrug” thuhet se me sjelljet e tyre femrat janë plotësisht të vetëdijshme për strategjitë që përdornin dhe se duke u kujdesur për veten arrijnë të joshin partnerin e tyre, ndoshta dhe të tjerë.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit