

Faza fillestare e dashurisë është më e bukura, është tamam koha kur doni të kaloni bashkë çdo çast të ditës dhe lumturia është e pafund.
Por në fillim të një lidhje mund të shfaqni edhe shenja të papëlqyeshme, sidomos nëse vini nga një lidhje e përfunduar keq, ju mund të bëni 5 nga gabimet që duhen shmangur në nisjen e një historie dashurie.
– Të shpërthesh në lot pa asnjë arsye. Evitoje këtë situatë. Meshkujt kanë ndjeshmëri të ndryshme nga ajo e femrave dhe synojnë të shikojnë te ajo anët e lehta dhe jo problemet. Mundohuni të kontrolloni emocionet, pasi nëse vazhdoni më tej ai nuk do ketë mundësinë t’iu njoh më mirë.
– Të kërkuarit shumë llogari. Ku ke qenë? Çfarë ke bërë? Pse e kishe celularin e fikur? Të gjitha këto janë pyetje që duhen evituar, sidomos në fillim të një historie. Siç raporton noa.al të qenit shumë kërkues kthehet në një pengesë për lidhjen, pasi partneri do e ndiejë veten të kontrolluar dhe nën presion, kështu që në rastin më të parë do kërkojë të largohet.
– Mos thuaj gjithnjë jo. Mos thuaj jo për çdo propozim të tij, ndoshta në fillim të duron por më tej jo. Nëse vijohet me rrugën e refuzimit, atëherë partneri mund të besojë se nuk keni asgjë të përbashkët, dhe kështu që humb interesi ndaj teje.
– Mos u ndal te pamja. Mos u përqendroni te pamja sidomos në fillim të historisë, sepse mund të gabosh rëndë në vlerësimin e partnerit, qoftë për mirë apo për keq.
Në këtë mënyrë nuk duhet lënë vetja të bihet pre e joshjes së gjesteve të sjellshme deri në detaj, por duhet dyshuar, kështu që ruani qetësinë dhe kthjelltësinë për të mos nxjerrë përfundime shumë shpejt.
– Të qenit misterioze. Në fillim të lidhjes, dëshira për të njohur e treguar është e shumtë, por kujdes të mos thoni gjithçka dhe të mos besoni gjithçka brenda një kohe të shkurtër.
Bëhuni të mistershëm në një farë mënyre, për ti lënë partnerit mundësinë për të ditur më tepër dhe për të shfaqur interes rreth jush.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





