Transmetuar më 01-12-2012, 08:35

Tiranë, 30 Nëntor 2012, NOA- Ditën e sotme që përkon me 1 dhjetorin, kujtohet dita ndërkombëtare e e sëmundjes HIV-AIDS.

Dita Ndërkombëtare e AIDS përkujtohet çdo vit në 1 dhjetor për të mobilizuar njerëzit e të gjithë botës në luftën kundër epidemisë së HIV-it.

Në Shqipëri, rastet e raportuara vazhdojnë të jenë në rritje çdo vit. Që nga janari 2012 janë raportuar 70 raste të reja, mes tyre 4 fëmijë, duke e çuar numrin total të rasteve në 555.

Femrat zënë 30% të rasteve dhe kjo përqindje ka mbetur e pandryshuar vitet e fundit. Transmetimi seksual mbetet rruga kryesore e transmetimit të infeksionit (93% e rasteve). Transmetimi nga nëna tek fëmija përbën 4% të rasteve dhe transmetimi nëpërmjet gjakut përbën 3% të rasteve në total.

Që nga viti 2004 trajtimi me antiretroviral ofrohet falas dhe aktualisht 222 pacientë trajtohen në Qendrën Spitalore Nënë Tereza në Tiranë.

Testimi në vendin tonë siç raporton noa.al vazhdon të mbetet i ulët edhe pas ngritjes dhe funksionimit të mirë të qendrave të këshillimit dhe testimit vullnetar në rajone.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit