

“Tani janë për t’u votuar tre ligjet, të cilët zyrtarët më të lartë të Brukselit kërkuan nga ne, pasi dhanë rekomandim pozitiv për statusin, t’i votojmë që të bëjmë dhe një raport shtesë përfundimtar. Edi Rama nuk i votoi. Tani dua Fierin thotë. Por a ka shqiptarë mbi tokë që mund të pranojë bllokimin e procesit të statusit me pretekstin e këshilltarëve të Qarkut të Fierit? Ndaj dhe çështjen do ta zgjidhin shqiptarët. Dhe unë e garantoj zotin Rama se do marrë leksionin më shembullor njëlloj si etërit e tij në 1992. Dhe këtë leksion, edhe kësaj herë këtë leksion nuk ia jep Sali Berisha, por do t’ia japin të rejat dhe të rinjtë shqiptarë të mbarë Shqipërisë. Nuk mundesh ti tu zësh rrugën europiane, nuk mundesh kurrë të bllokosh ëndrrën europiane të rinisë shqiptare”
Tiranë, NOA.al – Kryeministri Sali Berisha njëherësh dhe Kryetar i Partisë Demokratike ka paralajmëruar sot se nuk do të ketë më negociata me kryetarin e Partisë Socialiste mbi çështjet deri tani pezull, qarku i Fierit dhe ligjet që janë vënë si kusht për marrjen e statusit nga Bashkimi Europian.
Z.Berisha njoftoi se do të jetë qershori i vitit 2013 ai që do të vendosë nga vota e shqiptarëve, vazhdimin e integrimit të vendit në BE. Pohimet e z.Berisha u bënë ndërsa ai përshëndeti sot takimin e organizuar nga grup seksioni i PD i minibashkisë nr.5 në kryeqytet, në të cilin u bë anëtarësimi i rreth 400 të rinjve e të rejave të kësaj njësie. Kryeministri u tha të rinjve të FRPD se tani kemi një betejë tjetër, atë e qershorit të vitit 2013, duke theksuar se kjo betejë është përcaktuese, “sepse do të përcaktojë realizimin përfundimtar të ëndrrës tuaj Europiane”.
“Përballja elektorale, fushata elektorale në këtë betejë ka dy alternativa. Alternativa e Integrimit dhe alternativa e bllokimit, flamurin e së cilës e mbajnë neobllokmenët shqiptarë të bllokimit”, – u shpreh Berisha.
Për të dalë tek paralajmërimi se “Fieri” dhe integrimi do të lihen në dorën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, z.Berisha bëri një parantezë me zgjedhjet e vitit që shkoi.
Ai përmendi 21 janarin kur tha se Edi Rama bëri përpjekje për të marrë pushtetin me dhunë dhe theksoi se ajo ditë ishte përpjekja e Edi Ramës për të realizuar ëndrrën që t’u mbante fjalim nga ballkoni i zyrës së kryeministrit, bashibozukëve që kishte sjellë përreth”.
Berisha tha se edhe atëherë, Rama refuzoi të votojë ligjet për integrim duke shkaktuar për dy vite me radhë bllokimin e dhënies së statusit.
Këtu ai tregoi se kishte vendosur që gjithçka t’ia linte në dorë zgjedhjeve lokale, duke nënkuptuar se humbte apo fitonte ato zgjedhje, do të përcaktohej e ardhmja e drejtimit të vendit: “Unë do t’ju them diçka private. U them disa miqve të huaj, që zotërinj ju keni bërë përpjekje të mëdha me këtë njeri, por ky nuk dëgjon. I thashë se tani do ta zgjidhin shqiptarët këtë punë. I leni shqiptarët se do ta zgjidhin ata. Shqiptarët janë shumë më të maturuar dhe të pjekur nga ç’mund të mendojnë të tjerët në rrafshin demokratik, duan demokracinë, duan integrimin, duan Europën. Prandaj ju lutem shumë lëreni ta zgjidhin shqiptarët. Ja ku janë zgjedhjet lokale. Ato janë përpara ata do kenë mundësi të shprehen për të gjitha anët pozitive dhe negative të qeverisë apo të opozitës. Zgjedhjet erdhën. E patë vetë si doli. Me 142 mijë vota më pak. Bëri çdo gjë. Mobilizoi milionerë dhe miliarderë për të imponuar mos numërimin e votave. Harrojeni u thashë unë. Nuk mund të ndodhë kurrë që vota të mos numërohet në këtë vend. Votat u numëruan para pesë kamerave. Nuk kundërshtoi dot qoftë dhe një votë të vetme. Qytetarët e Tiranës i thanë “Goodbye”. Zotëria pas këtij leksioni të merituar doli dhe tha se nuk do të bllokojë më dhe se do të votojë çdo reformë që nevojitet për integrimin”.
Në vijim të fjalimit të tij, z.Berisha doli tek aktualiteti dhe gjashtë muajt në vazhdim. “Tani janë për t’u votuar tre ligjet, të cilët zyrtarët më të lartë të Brukselit kërkuan nga ne, pasi dhanë rekomandim pozitiv për statusin, t’i votojmë që të bëjmë dhe një raport shtesë përfundimtar. Edi Rama nuk i votoi për të treguar se është parti e bllokimit, se është trashëgimtari i atyre që izoluan këtë vend 50 vite. Dhe të gjitha mesazhet ndërkombëtare, të cilat thonin se duhet të punoni për interesin e vendit, nuk i votoi.. Tani dua Fierin thotë. Por a ka shqiptarë mbi tokë që mund të pranojë bllokimin e procesit të statusit me pretekstin e këshilltarëve të Qarkut të Fierit? Ndaj dhe çështjen do ta zgjidhin shqiptarët. Dhe unë e garantoj zotin Rama se do marrë leksionin më shembullor njëlloj si etërit e tij në 1992. Dhe këtë leksion, edhe kësaj herë këtë leksion nuk ia jep Sali Berisha, por do t’ia japin të rejat dhe të rinjtë shqiptarë të mbarë Shqipërisë. Nuk mundesh ti tu zësh rrugën europiane, nuk mundesh kurrë të bllokosh ëndrrën europiane të rinisë shqiptare”, – përfundoi z.Berisha argumentin mbi zgjedhjet e ardhshme që ndonëse ende nuk ka dalë dekreti presidencial, ai e njoftoi datën, 23 qershor 2013. a.b/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





