
Të dhënat po ngarkohen...

Kukës, 30 nëntor 2012, NOA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, ku një adoleshent ka vdekur teksa ishte duke luajtur në fushën e blertë.
Futbollisti 17-vjeçar, me inicialet I. Th ka humbur jetën gjatë zhvillimit të ndeshjes miqësore Kukësi-Prizreni, raporton noa.al.
Nga të dhënat e para dyshohet se futbollisti 17-vjeçar, i cili luante me të rinjtë e Klubit të Futbollit të Kukësit, mund të ketë vdekur si pasojë e atakut kardiak, që ka pësuar gjatë lojës.
Ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
b.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
