












Fillimisht vizatonte nga dëshira për të realizuar piktura të veçanta, por më pas kuptoi se vizatimi ishte pasioni i tij dhe iu përkushtua maksimalisht.
Artisti sirian, Muhammad Ejleh kalon një kohë të gjatë duke vizatuar dhe realizuar punime, të cilat janë tepër të veçanta për nga mënyra e krijimit.
Ai shpenzon afërsisht rreth një orë për realizimin e një pikture tredimensionale ose 3D, e cila vizatohet thjesht me laps e me letër, raporton noa.al.
“Ky është një lloj arti që duhet parë nga një kënd i caktuar”, shprehet Muhammad.
Artisti sirian gjatë ditës kalon rreth tetë orë në studion e tij duke punuar.
20-vjeçari i cili jeton në Aleppo, Siri, është student në degën e arkitekturës dhe dëshiron të frymëzojë artistët e tjerë, të cilët preferojnë të vizatojnë njësoj si ai.
“Vizatimet nuk më marrin shumë kohë dhe përfundimi i çdo imazhi varet nga vështirësia që paraqet”, shprehet artisti.
b.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





