Transmetuar më 30-11-2012, 14:26

Prishtinë, 30 nëntor 2012, NOA/A.Ymeraj- Kuvendi i Kosovës mblodhi pak pas mesditës së sotme një seancë të jashtëzakonshme parlamentare në nder të ish-Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe bashkëluftëtarëve të tij Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj të shpallur të pafajshëm ditën e djeshme nga gjykata e Hagës.

Në fjalën e tij në këtë seancë, Haradinaj i pritur si hero në Kosovë, falenderoi gjithë qytetarët dhe krerët e qeverisë për pritjen, ndërsa uroi edhe festën e Pavarësisë.

Ai tha se rajoni nuk është në situatë të mirë duke u krijuar kështu vështirësi për udhëheqës të disa vendeve, ndërsa shtoi se është e vështirë për tu gjetur rruga e duhur.

“Do mundohem të punojë sa më shumë me secilin prej juve dhe gjithë punët e mira të arritura, do ti çojmë përpara”, deklaroi Haradinaj, citon noa.al.

Gjykata e Hagës dha ditën e djeshme vendimin përfundimtar për ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Ramush Haradinaj, Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj, duke i shpallur të pafajshëm.

Në fjalën e tij gjyqtari deklaroi se të akuzuarit zhvishen nga të gjitha akuzat për krime lufte dhe tortura ç’njerëzore ndaj të burgosurve në kampin e Jabllanicës, duke shqiptar se shpallen të pafajshëm dhe do lenë menjëherë ambientet e paraburgimit.

Tre ish-luftëtarët akuzoheshin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, si torturim, trajtim çnjerëzor dhe vrasje të të burgosurve gjatë vitit 1998 në kampin ushtarak të Jabllanicës.

a.y/noa.al

Lexoni edhe: Lirimi i Haradinaj, Thaçi: Vendimi tregoi se lufta e UÇK ishte e drejtë

Maqedoni, mesazhe urimi për lirimin e Haradinajt

Haradinaj në Prishtinë: Së bashku, për të arritur fitore të tjera

Lirimi i Haradinaj, Thaçi: Vendimi tregoi se lufta e UÇK ishte e drejtë

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit