Transmetuar më 30-11-2012, 11:40

Janë fjalë kyçe që nënkuptojnë një angazhim serioz në lidhje, ndaj fjala “Të dua” kërkon përkushtim. Agjencia e lajmeve noa.al publikon bashkëngjitur mënyrat m të veçanta me anë të të cilave fjala “Të dua” lë mbresa.

– Me ëmbëlsira. Surpriza më klasike për të shprehur dashurinë është një tufë lule, por nëse doni ta habisni, atëherë krijoni ëmbëlsira në formë shkronjash dhe krijoni fjalën “Të dua”.

– Me një poezi. Nëse nuk jeni shkrimtar, shumë mirë mund të kërkoni mes vargjeve të poetëve më të famshëm, zgjidhni një poezi ku lidhja juaj të gjejë veten.

– Në gazetë. Shkruani deklaratën tuaj të dashurisë në një gazetë që përmban lajmërime, dhe sapo kjo të jetë publikuar bëni të mundur që gazeta të përfundojë në duart e partnerit.

– Me një bluzë. Një mënyrë ideale është zgjedhja e një fraze të historisë suaj dhe stampimi në bluzë, bashkë me imazhe kuptimplota.

– Me nota muzikore. Jeni muzikantë ose jo, këngë të shumta përmbajnë një mijë mënyra për ti thënë se e doni.

– Me kompozim. Prisni pjesë gazete, fleta me ngjyrë për të krijuar një histori apo fjalime që i përkasin dashurisë suaj.

– Me anë të një gjuhe tjetër. Thuhet se dashuria nuk njeh kufi dhe ajo thuhet në të gjitha gjuhët. Thojani në 10 gjuhë të ndryshme, pasi mos në njërën, në tjetrën do e kuptojë.

– Në publik. Kjo deklaratë ndoshta mund të mos jetë e duhura për të gjitha historitë, pasi ka persona që i urrejnë gjërat publike, por për ata që i duan këto situata, një deklaratë e tillë do linte me gojë hapur këdo.

– Nëpërmjet një kalendari. Zgjidhni 12 fotografi të veçanta të lidhjes suaj dhe kompozoni një kalendar të veçantë, ku me ngjyrë të theksuar të jenë shënuar datat tuaja të veçanta.

-Me shirita me ngjyra. Përmes tyre bëni një kompozim në shtëpi dhe në një hapësirë të dukshme shkruani fjalën “Të dua”. Mundohuni që surprizën ta sajoni në zgjim të partnerit, pasi në atë moment ndikimi do jetë më i madh.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit