Transmetuar më 30-11-2012, 10:33

Tiranë, 30 nëntor 2012, NOA- Policia e kryeqytetit ka parandaluar një vrasje brenda familjes në zonën e njohur si “Don Bosko”.

Një kryefamiljar pasi ka goditur disa herë të shoqen ka drejtuar drejt saj armën për ta vrarë. Dëshmitarë të rastit kanë njoftuar policinë, ku siç raporton noa.al falë ndërhyrjes së tyre është bërë shmangia e ngjarjes së rëndë.

Nga ana e policisë u bë shoqërimi i autorit Tafil Cani48 vjeç, ndërsa në banesë u gjetën armë zjarri.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit