

Kush djeg energji me anë të aktivitetit fizik ka një mendje më të shëndetshme dhe të re në raport me ata që bëjnë jetë më sedentare.
Ky është rezultati i një studimi të zhvilluar nga University of California dhe i publikuar në kongresin e përvitshëm të Radiological Society of North America.
Cirus Raji, autori kryesor i studimit shprehet se aktiviteti fizik është i lidhur me lëndën gri në tru gjatë kalimit të viteve dhe përmes lëvizjeve dhe aktivitetit fizik, zvogëlohet harresa dhe sindromi i Alzhaimer.
Në studimin në fjalë siç raporton noa.al u vëzhguan 876 persona mes moshës 69 dhe 95 vjeçare, ku ata që digjnin kalori kishin 5% më shumë lëndë gri.
Në vijim sugjerohet se nëse duhet efekti maksimal nga truri, aktiviteti fizik duhet të nisë para moshës madhore.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





