Transmetuar më 29-11-2012, 21:58

Kylie Minogue e lumturuar dhe rrezatuese shfaqet e veshur me fustan ngjyrë të verdhë, duke vallëzuar përkrah shokut të saj, Jeff Leatham.

Minogue nuk ishte vetëm mbretëresha e “vallëzimit” por edhe e mbrëmjes, pasi publikoi librin e saj "Kylie/Fashion", raporton noa.al.

Më herët, 44-vjeçarja princesha e muzikës pop, ka firmosur shumë autografë për fansat në ambientet ku prezantoi librin.

Dhe pas këtij aktiviteti miqtë e saj ishin mbledhur të gjithë në një mbrëmje speciale dhe argëtuese, ku Kylie u fotografua duke vallëzuar.

b.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit