Transmetuar më 29-11-2012, 21:38

Propozimet për fejesë ose martesë janë gjithnjë romantike, pavarësisht vendit se ku zhvillohen apo unazës që vendoset në gisht.

Por, në fakt përzgjedhja e unazës së duhur për propozimin e fejesës, jo gjithnjë është një veprim i lehtë për meshkujt, raporton noa.al.

Partnerët kur përzgjedhin unazën e kanë të vështirë dhe janë në mëdyshje nëse ajo do u pëlqejë apo jo të dashurave të tyre.

Në rreshtat e mëposhtëm renditen disa këshilla të vlefshme për meshkujt, të cilët ndodhen përpara një situate të tillë.

Kështu, para se të hyni në argjendari llogarisni shpenzimin që do të kryeni për blerjen e unazës.

Për të zgjedhur masën e duhur me gishtin e të dashurës, është mirë që të merrni me vete një tjetër unazë të partneres suaj.

Zgjidhni stilin e duhur, nëse do të blini argjend, ar të bardhë apo platin, gjithsesi në të shumtën e rasteve unaza klasike e fejesës pëlqehet nga femrat.

Kujdes në përzgjedhjen e gurit që shoqëron unazën, ku karakteristikat kryesore janë pesha, përmasa, ngjyra dhe qartësia.

Nëse keni një buxhet të limituar ekonomik, bëni kujdes kryesisht ndaj gurëve me ngjyra.

Gjatë blerjes është mirë që të jeni të shoqëruar nga motra juaj, një mikeshë ose edhe nga nëna, në mënyrë të tillë që ato t’ju ndihmojnë në përzgjedhjen e unazës.

Dhe gjithnjë duhet të keni parasysh preferencat e të dashurës në mënyrë të tillë që surpriza që keni menduar për këtë ditë të veçantë të jetës, të pëlqehet prej saj.

Meshkujt duhet të dinë që unaza e fejesës nuk duhet të jetë e njëjtë me atë të martesës, por duhet të respektojë shijen e të dashurës, e cila nëse e pëlqen këtë surprizë do të komentojë për ditë të tëra me shoqet e saj.

Pavarësisht modelit të unazës klasike apo moderne, gjithnjë propozimi për fejesë mbetet i bukur dhe i pëlqen të gjitha femrave.

b.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit