Transmetuar më 29-11-2012, 02:01

Nga gara e hapësirës, nisur në vitet ’50 të shekullit të kaluar, periudha e Luftës së Ftohtë ka stimuluar fuqishëm edhe imagjinata të tjera kundrejt saj.

Kështu, supozohet se në mesin e projekteve të zhvilluara nga dy superfuqitë e asaj periudhe, ka pasur edhe plan për ta bombarduar Hënën prej SHBA-ve, vetëm për të demonstruar fuqinë e saj kundrejt ish-Bashkimit Sovjetik.

Misioni i këtij plani sekret, të hartuar nga Forca Ajrore e Shteteve të Bashkuara, në vitin 1958, menjëherë pas nisjes së anijes kozmike “Sputnik” në hapësirë, për të trembur Bashkimin Sovjetik dhe nxitjes së opinionin publik botëror mbi fuqinë e madhe amerikane.

Projekti i quajtur "A 119", është dëgjuar për herë të parë vetëm në vitin 2000, kur fizikani Leonard Reiffel, ish-asistent i zëvendës-drejtorit të NASA-s, ka thënë se ky plan ishte i një rëndësie të veçantë.

Ndërsa ditët e fundit, gazetat ndërkombëtare i janë kthyer kësaj historie, të përqendruara në dokumentin sekret që është zbuluar, me 190 faqe, i titulluar “Study of Lunar Research Flights, Volume I”, tani në dispozicion edhe online.

Projekti, ishte planifikuar për të nisur një raketë bërthamore në satelitin hënor në mënyrë që të shkaktonte një shpërthim të madh e të dukshëm nga Toka, për t’u treguar sovjetikëve fuqinë shkatërruese të armëve amerikane.

e.t/noa

 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit