Transmetuar më 30-11-2012, 01:29

Zvicra në krye, Nigeria në fund dhe në mes të pjesës tjetër të botës së qytetëruar, mbeten Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këto janë skajet kryesore të zinxhirit global, mbi kriterin se kush është vendi më i mirë për t’u lindur dhe rritur një njeri me jetë të begatë për vitet që vijnë.

Bëhet fjalë për një renditje globale, të 80 vendeve të botës, publikuar nga Njësia e Inteligjencës së Ekonomistëve (EIU), një kompani simotër e “The Economist”.

Për hartimin e saj, u morën parasysh njëmbëdhjetë tregues statistikorë kyçë, të tillë si norma e krimit, besimi në institucionet publike, pasuria personale, ekonomia dhe vlerësimet e të ardhurave për kokë/banori në vitin 2030, ose kur fëmijët të bëhen të rritur nesër.

E bazuar mbi të gjitha këto, Zvicra zuri vendin e parë, me treguesin prej 8.22, duke u shoqëruar nga Australia me treguesin 8.12, Norvegjia 8.09, Suedia 8.02 dhe Danimarka 8.01. Ndërsa në afërsi të vendeve top-10, janë Kanadaja dhe Hong-Kongu, respektivisht, me treguesin 7.81 dhe 7.80.

Pas tyre, vijnë Gjermania dhe Britania e Madhe.

Sa për Italinë, duket se ai vlerësohet vetëm si një vend i bukur, por jo dhe i mirë për të lindur dhe jetuar.

Me treguesin 7.21, gjithsesi, ajo lë pas Japoninë, e cila e ka atë në vlerën prej 7.08.

Ndërsa Greqia, pavarësisht nga recesioni, ende arrin të marrë një 6.65 pikësh të mirë.

Në fund të listës, Nigeria me treguesin më të vogël, prej 4.74, duke u paraprirë nga Kenia dhe Ukraina.

e.t/noa

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit