

Sipas një studimi të ri, të angazhohesh në ushtrime të moderuara dhe të këndshme, si ecja, vrapimi ose kopshtaria, mund të jetë ndihmë e njëjtë për ata që vuajnë nga kolesteroli i lartë, si të marrin kura me ilaçe për ta luftuar atë.
Kjo pasi, duke qenë aktivë me lëvizjet tona, e ulim deri në nivelin prej 60-70% rrezikun e vdekjes së parakohshme
Dimë se problemi i kolesterolit të lartë është shumë i zakonshëm. E në përgjithësi, për këtë lloj gjendje, rekomandohet një dietë e ekuilibruar dhe gjithashtu përdorimi i ilaçeve të veçanta, të tilla si “statins”.
Përkundër kësaj, studiuesit e Qendrëë “Affairs Medical Center” në Uashington DC, kanë gjetur se aktivitetet fizike që e mbajnë trupin gjithmonë në lëvizje, mund të kenë efekte të rëndësishme mbi nivelet e kolesterolit në pacientët me këtë problem, duke u siguruar më shumë jetëgjatësi, duke shmangur pirjen e ilaçeve.
Konkretisht, dr. Peter Kokkinos dhe kolegët e tij, kanë mbledhur të dhëna tek më shumë se 10 mijë persona, që të gjithë me kolesterol të lartë dhe në dhjetë vitet e studimit të tyre, kanë gjetur se ata të cilët praktikonin aktivitet fizik, kanë patur 60 deri në 70% më pak gjasa të vdesin sesa ata që nuk ushtrojnë aktivitet fizik, por marrin veç “statin”. Të gjitha, rezultate premtuese që janë publikuar edhe në revistën “Lancet”.
e.t/noa
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





