Transmetuar më 29-11-2012, 14:00

Thuhet se është e vërtetë që punë të lodhshme fizikisht janë ato të krahut, por qëndrimi ulur para kompjuterit për 8 orë në ditë rrezikon dhimbje të ndryshme në shpinë, qafë dhe sy. Simptoma e parë është dhembja e qafës, shpinës dhe mesit, por për të qëndruar para kompjuterit dhe të shmangim dhimbjet agjencia e lajmeve noa.al publikon disa metoda ushtrimesh që mund ti shmangin ato.

Ulja e duhur. Nëse qëndroni ulur gjatë, atëherë duhet të bëni një pushim të vogël dhe të çoheni çdo orë, një ecje nëpër zyrë dhe një vizitë në banjo, mund të jenë ndihmë e mirë.

Mbajtja e qafës drejtë, trupit drejtë dhe shpatullat e mbështetura në karrike, krahët e mbështetur në karrike dhe këmbët e mbështetura mirë në tokë.

Mbajtja e monitorit të kompjuterit 50-70 centimetra larg syve si dhe mos i kryqëzoni këmbët, pasi pa dashje afërsia bëhet më me madhe.

Një ndikim të keq për sytë ka edhe tavolina e kompjuterit ku duhen shmangur ngjyrat e forta me shkëlqim dhe sidomos e bardha me të zezën.

Gjithsesi theksohet se karrikja duhet të ketë një largësi prej së paku 30 cm nga tavolina e kompjuterit.

Shikimi. Rregulli i parë për të shmangur sytë që djegin apo edhe nxjerrin lot është shkëputja çdo orë dhe largimi i vështrimit nga monitori për të parë në një distancë prej së paku dy metra.

Gjithashtu një ndihmë e mirë është lëvizja e syve lart dhe poshtë 10 herë me radhë, ose mbyllini sytë me duar, ndërsa duart mbështetini në gjunjë dhe qëndroni ashtu për disa minuta.

Sytë kryesisht në mëngjes duhen shpëlarë 10 herë me ujë të ftohtë dhe më pas të fshihen mirë me peshqir.

Qafa. Ngrini duart në ajër dhe numëroni deri në 10. Lëreni qafën të qetësohet dhe pastaj rrotulloheni para dhe pas 10 herë me radhë. Më tej lëvizeni kokën gjithashtu 10 herë nga e majta në të djathtë.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit