Transmetuar më 29-11-2012, 13:27

Snickers dhe Scruffy, qentë e dy zonjave kaliforniane, u bashkuan në martesë përmes një ceremonie të vërtetë me prift, party dhe tortën e dasmës.

Ideja ishte e Ann Carter 70 vjeç dhe e mikes së saj Ernie Rubin 67 vjeç, të cilat ftuan me këtë rast 100 miq.

Nusja siç raporton noa.al quhet Scruffy 5 vjeç dhe është e pandarë nga i dashuri i saj Snickers 3 vjeç, që nga momenti që ata u njohën. Mes të ftuarve kishte edhe përfaqësues të racës së qenve, si të ftuarit të veçantë në festë. Kostoja e festimeve i kaloi 10 mijë dollarë.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit