

Hagë, 29 nëntor 2012, NOA- Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në Hagë pritet të japë paraditen e sotme vendimin përfundimtar ndaj ish- luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj, Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj.
Tre ish-luftëtarët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, si torturim, trajtim çnjerëzor dhe vrasje të të burgosurve gjatë vitit 1998 në kampin ushtarak të Jabllanicës.
Kjo çështje po rigjykohet sërish me kërkesë nga Prokuroria e Tribunalit të Hagës, pas kërkesës për të dëgjuar dëshmi të rëndësishme.
Siç raporton noa.al në vitin 2008, Haradinaj dhe Balaj u liruan nga të gjitha akuzat për krime lufte, ndërsa i akuzuari i tjetër Lahi Brahimaj u dënua me 6 vjet burg, për tortura ndaj të burgosurve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





