

Nëse dëshironi vërtet të shmangni gripin, ju duhet të bëni gjithçka për të lehtësuar stresin. Po, sepse ai është një prej aleatëve më kryesorë të sëmundjes së njohur të këtij sezoni. Dhe madje, duhet të dini se jo vetëm që jeni më në rrezik se të tjerët t’ju kapë gripi, por çfarë është më e rënda, ai ka gjasa që t’ju mbajë me temperaturë mjaft të lartë dhe komplikacione të ndryshme.
Për të mbështetur këtë tezë, shërben një studim i kryer nga psikologu dhe presidenti dell’Eurodap, Shoqatës evropiane të çrregullimeve dhe sulmeve të panikut, Paola Vinciguerra.
"Kortizoli, – sqaron ai, – është hormon i prodhuar nga gjendra e veshkave dhe quhet hormon stresi. Nëse sasia e kortizolit është e tepërt, sistemi imunitar bëhet më i dobët”.
Por e gjithë kjo, mund të parandalohet duke ndryshuar mënyrën e jetesës.
Kështu, rregulli i parë për ta bërë një gjë të tillë është ai për t’u përpjekur që të keni një mendim pozitiv mbi gjithçka. Pra, ne duhet të kuptojmë se çdo ngjarje ka pasoja negative, por edhe pozitive, dhe pikërisht, angazhimi ynë është që të përqendrohemi në mendimet pozitive dhe të largojmë ato.
Sikundër, nuk duhet harruar se aktiviteti fizik për çlirimin e stresit është gjithashtu shumë i dobishëm. Pa harruar as konsumimin e vazhdueshëm të të gjitha ushqimeve që përmbajnë vitaminë C.
e.t/noa
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





