

Shumë vetë tentojnë të bëhen simpatikë në shoqëri, por pak ia dalin. Nuk arrihet, edhe pse shumëkush mund ta dëshirojë që ta ketë të gjithë vëmendjen mbi vete, në një kohë që edhe të tjerë meritojnë vëmendje.
Tipa të tillë jo rrallë rrezikojnë të bëhen antipatikë, ndërsa përdorin ironi dhe sarkazëm vend e pavend.
“Po bëja shaka, ishte thjesht një batutë”, por batutat jo të gjitha duhet të jenë argëtuese. Nëse duhet përdorur ironi atëherë duhet bërë me veten, pasi siç raporton noa.al nëse ajo përdoret me të tjerët merret si tallje dhe fyerje e ndjenjave të tij.
Kështu që studiuesit thonë të mbani parasysh që për të ngjallur simpatinë nuk duhet qenë domosdoshmërisht në qendër të vëmendjes.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





