Transmetuar më 28-11-2012, 15:00

Tiranë, 28 nëntor 2012, NOA- Në Tiranë është shtruar dreka e 100 Vjetorit të Pavarësisë nga Kryeministria, ku marrin pjesë personalitetet më të larta të shtetit, mysafirë nga Kosova por edhe nga vende të tjera mike, ndërsa në Vlorë kryebashkiaku Shpëtim Gjika ka shtruar drekën e Pavarësisë, me praninë e opozitës socialiste.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast Kryeministri Sali Berisha shprehu mirënjohje për gjithë mysafirët në këtë jubile historik të vendit, ndërsa tha se shqiptarët ndihen krenar dhe kanë detyrime sot më shumë se kurrë ndaj vendeve mike.

Kryeministri theksoi se kombi u përball me plane që kërkonin copëtimin, por theksoi se në të gjitha momentet Shqipëria ka pasur mbështetjen e vendeve mike.

Berisha ngriti dolli për gjithë miqtë e Shqipërisë që e nderuan vendin tonë në këtë 100 Vjetor, ndërsa uroi për miqësi e bashkëpunim qindra mijëra vite të tjera me Shqipërinë.

Rreth orës 15.30 është parashikuara edhe mbajtja e paradës ushtarake ku pritet të mbajnë fjalët e tyre Presidenti Bujar Nishani dhe Kryeministri Sali Berisha.

a.y/noa.al

Mos humbisni: Ngrihet flamuri në Vlorë, Shqipëria 1 shekull e Pavarur (FOTOT)

Gjika: Veriu e jugu janë zënë dorë për dore, emigrantët festojnë shqiptarçe

Nishani nga Vlora: Bashkë në rrugën që na tregon flamuri

Ekspozita e flamujve, Rama: Mirënjohje për Gjikën për pengesat që përballoi

Kryeministri hungarez takon Berishën, uron për 100 Vjetorin

Amnistia për 100 Vjetorin, hapen dyert e burgjeve

Mazhoranca kujton sot Çlirimin, Nishani e PS nesër

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit