
Të dhënat po ngarkohen...

Mund të jetë i njëjti fustan si ai i Princeshës Diana, fustani jeshil me të cilin u fotografua Dukesha e Cambridge Kate Middleton në ceremoninë e mbajtur në Londër në Natural History Museum’s Treasure exhibition.
Mbretëresha e ardhshme e Anglisë sipas mediave thuhet se mund të ketë ricikluar fustanin e së vjehrrës, ose nën shembullin e saj të ketë qepur një të ri thuajse identik me të sajin. Megjithëse shquhet për stilin e veçantë në veshje, Kate është komentuar shpesh se dëshiron të ecë në gjurmët e Princeshës së ndjerë.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
