Transmetuar më 28-11-2012, 08:16

Tiranë, 28 nëntor 2012, NOA- Plot 1 shekull Shqipëria e Pavarur dhe gjithë trojet shqiptare veshur kuq e zi. Ndërsa festimet kanë nisur qysh mbrëmjen e djeshme në Vlorë dhe kanë vijuar paralel edhe në kryeqytet në mënyrë më modeste, gjithë shqiptarët sot pritet të dynden sa në Vlorë dhe në Tiranë.

Shqipëria u vetëshpall e pavarur në Vlorë më 28 nëntor 1912 nga Ismail Qemali. Në shpalljen pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Asambleja e Vlorës formoi qeverinë e parë të Shqipërisë së Pavarur të drejtuar nga Ismail Qemali si dhe Pleqësinë. Njohja ndërkombëtare e pavarësisë si dhe përcaktimi i kufijve të Shqipërisë u bë pas një viti në Konferencën e ambasadorëve në Londër, vendim i së cilës qe shpallja e Principatës shqiptare sovrane nga Perandoria Osmane nën mbikqyrjen e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit dhe lënia e gjysmës së territoreve të shtetit të porsaformuar jashtë kufijve të tij administrativë.

Në respekt të festë së shqiptarëve edhe rrjeti gjigant Google është veshur kuq e Zi.

Axhenda për 28 Nëntor 2012 Vlorë

Ora 10.00- Ngritja e flamurit në Vlorë. Homazhe në Monumentin e Pavarësisë dhe Vendosje kurorash në varrin e Ismail Qemalit.

Ora 10.25- Fjala përshëndetëse e Kryetarit të Bashkisë së Vlorës

Ora 10.30- Fjala e Presidentit të Republikës Bujar Nishani.

Ceremonitë në Tiranë

Ora 13.00- Ceremoni vendosje kurorash në Monumentin “Nënë Shqipëri”

Ora 14.00- Drekë e shtruar nga Kryeministri për nder të të ftuarve

Ora 15.30- Parada e forcave të armatosura në Sheshin Skënderbej

Paraqitet forca nga Komandanti i Përgjithshem i Forcave te Armatosura.

Fjalët : Kryeministri i Republikës,

Presidenti i Republikës

Ora 17.30- Përurimi i Monumenti të Pavarësisë, Parku Rinia

Ora 18.30-Koncert Jubilar “Rrugëtimi i Kombit” në Pallatin e Kongreseve.

Ora 19.45- Koncert në Sheshin “Nënë Tereza”

Ora 20.30- Pritje Zyrtare në Pallatin e Brigadave dhënë nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani.

Fjalët përshëndetëse:

Sali Berisha, Kryeministër

Z. Wilfried Martens, Kryetar i Partive Popullore Evropiane

Bujar Nishani, Presidenti i Republikës

Pas darkës, festa vijon në Koncert në Sheshin “Nënë Tereza”.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit