Transmetuar më 27-11-2012, 20:44

Beograd, 27 nëntor 2012, NOA- Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç dhe zv/ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Philip Reeker, vlerësojnë se vazhdimi i dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës sjell stabilizim të situatës dhe përafrim të Serbisë me BE-në.

“Dialogu është rruga e vetme për vendosjen e një stabiliteti të qëndrueshëm dhe se qëllim është arritja e zgjidhjeve të përbashkëta dhe të drejta”, thuhet në njoftimin e kabineti qeveritar të Serbisë.

Gjithashtu Reeker në këtë takim ka vlerësuar pozitivisht zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve dhe ka theksuar se SHBA-të, në të ardhmen presin një bashkëpunim me Serbinë edhe në fushën ekonomike.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit