Transmetuar më 27-11-2012, 12:54

Femrat më të lumtura në botë? Ndoshta do habiteni por janë aktoret hard. Një studim amerikan i cili ka analizuar stilin e jetës dhe gjendjen shpirtërore të një grupi të përbërë nga 177 aktore të filmave me pullë të kuqe mes moshës 18 dhe 50 vjeçare, tregon se këto femra janë më të lumturat.

Studimi në fjalë siç raporton noa.al tregon se referuar standardeve, nivelit të vlerësimit, ndjenjave pozitive, jetës sociale, kënaqësisë seksuale, këto femra ndiheshin të plotësuara.

Ky vëzhgim i drejtuar nga Shippensburg University, Texas Woman’s University dhe Ault Industry Medical Healthcare Foundation tregon gjithashtu se vendet ku kënaqësia është më e madhe janë zonat me drita të kuqe.

Këto femra thuhet se kanë një jetë sociale më intensive dhe vlerësim më të madh, kjo falë aktivitetit të tyre intim më të shpeshtë dhe partnerëve që ndryshohen vazhdimisht.

Pavarësisht lirisë së tyre seksuale, 1/3 e këtyre aktoreve të marra në studim, deklarojnë se janë të martuara ose të angazhuara në një lidhje të qëndrueshme.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit